Kurti: Zgjedhjet e përsëritura nuk janë zgjidhje, do shpenzohen 10 milion euro për rezultatin e njëjtë

Kryeministri Albin Kurti tha sot në konferencë se nuk mund të flitet për zgjedhje të reja.


Kurti deklaroi se duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Asnjë deputet që ka munguar nuk e ka njoftuar kryetaren e Kuvendit, prandaj lënda është në Gjykatën Kushtetuese. Detyrë e deputetëve është të vijnë në seanca dhe të marrin pjesë. Nuk mund të flasim për zgjedhje të reja pa e thënë fjalën e fundit Gjykata Kushtetuese”.


Sipas tij dekreti për shpërndarjen e Kuvendit nuk është kushtetues.

“Sot në mëngjes u njoftuam nga mediat se u shpërnda Kuvendi. Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit nuk është kushtetues, kjo përben edhe një lëndë tjetër për Gjykatën Kushtuese. Në orën 14:00 ka qenë e planifikuar një seancë për ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare. Nuk besoj që zgjedhjet e përsëriturajanë zgjidhje. Do kushtojnë së paku 10 milion për ta përsëritur rezultatin e njëjtë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit