Kurti: Në kohën e IA-së, gjuha mbetet baza e inteligjencës njerëzore

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapjen solemne të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, tha se kjo është një ngjarje më jetëgjatë në jetën kulturore të Kosovës. Në kushtet e zhvillimit të shpejtë të Intelegjencës Artificiale (IA) gjuha është themeli më solid i ruajtjes së intelgjencës, imagjinatës njerëzore.

Kurti, duke folur për raportin ndërmjet gjuhës dhe mendimit, tha se intimiteti i pazgjidhshëm mes tyre do të mbetet çështje e njerëzimit, pra edhe i formimit tonë kulturor. Sipas tij, vet kultura është një pazgjidhshmëri e kamotshme dhe e përjetshme dhe se gjuhëtarëve u takon ta shtjellojnë këtë në të gjitha nëndisiplinat e tyre.

“Seminari i 43-të me radhë ka një rol të madh në llogaritjen e bazës që i shërben mendimit, madje edhe në kushtëzim të tij, sepse, siç e dimë, raporti midis mendimit e gjuhës, në njëfarë mënyre, i ngatërron mundësimin dhe kushtëzimin. Studimi gjuhësor përqendrohet në llogaritjen e racionalitetit të mënyrës së mirëfilltë të mendimit. Gjuha nuk është vetëm komunikim i nevojave, por edhe komunikim i subjektivitetit i kujtesës, i imagjinatës dhe i kulturës”, tha Kurti.

Ai shtoi se në kushtet e zhvillimit të shpejtë të IA-së gjuha është themeli më solid i ruajtjes së inteligjencës, imagjinatës njerëzore.

Kurti tutje theksoi se entuziazmi për gjuhën shqipe në kulturën, artin dhe shkencën tonë duhet të rritet, teksa në cilësinë e kryeministrit në detyrë shprehu gatishmërinë e mbështetjes së institucioneve të vendit që janë të lidhura me këtë qëllim fisnik e detyrë e historike.

Kurti më tej vuri në pah mbështetjen e studentëve të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe përmes bursave në vlerë prej 1000 eurove dhe mbështetjes së stafit akademik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit