Sot varroset 79-vjeçari i cili u gjet i vdekur në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku 79-vjeçari Muharrem Osmanollaj është gjetur pa shenja jete në objektin përcjellës të shtëpisë së tij.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur edhe familjarët e tij të cilët kanë bërë të ditur se sot do të varroset i ndjeri në orën 17:00 në varrezat e fshatit Gjonaj.

Nga informacionet e para, në momentin kur zona ishte përfshirë nga furtuna, i ndjeri ishte larguar për pak çaste nga familjarët dhe kishte shkuar në një objekt përcjellës të shtëpisë. Pas kërkimeve, familjarët e kanë gjetur të varur me një litar të lidhur me një zinxhir, në katin e dytë të objektit.

Sipas dëshmitarëve, familjarët e kanë zbritur trupin nga litari dhe e kanë vendosur në një dhomë, ndërsa menjëherë kanë njoftuar Policinë dhe Emergjencën.

Ekipi mjekësor, pasi ka dalë në vendin e ngjarjes, ka konstatuar vdekjen e 79-vjeçarit.

Në vendngjarje kanë dalë hetuesit policorë, hetimet rajonale dhe njësitë e tjera kompetente, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Vetëvrasje”, ndërsa autoritetet po vazhdojnë procedurat hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit