Aksion i gjerë kundër evazionit fiskal në Prizren e Suharekë – kontrollohen 53 autoparkingje, identifikohen shkelje të shumta

Tregu i autoparkingjeve në rajonin e Prizrenit dhe Suharekës ka qenë caku i një operacioni të gjerë të autoriteteve përmbaruese dhe inspektuese gjatë ditës së djeshme, në kuadër të luftës kundër ekonomisë me para në dorë dhe evazionit fiskal.


Sipas burimeve të Insajderit, aksioni i zhvilluar të martën është udhëhequr nga Njësia Rajonale e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, nën koordinimin e Prokurorisë Themelore. Në këtë zbarkim në terren – ku u kontrolluan gjithsej 53 biznese – morën pjesë edhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), Inspektorati i Punës dhe ai i Ministrisë së Tregtisë.

Gjatë këtyre inspektimeve të zhvilluara të martën janë evidentuar një sërë shkeljesh ligjore, ndër të cilat:


Biznese të paregjistruara

Ushtrim i aktivitetit pa arka fiskale

Moslëshim i kuponëve fiskalë

Punëtorë të paregjistruar (punë në të zezë)

Biznese pa kontrata të rregullta qiraje

Si dhe shkelje të tjera të legjislacionit në fuqi.

Sipas burimeve, inspektorët kanë përpiluar procesverbale për secilin rast të evidentuar, ndërsa institucionet përgjegjëse pritet të ndërmarrin të gjitha veprimet administrative dhe ligjore sipas kompetencave që u takojnë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës tashmë ka nisur procedurat hetimore për veprën penale “Shmangie nga tatimi”, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit