Kryesia e Kuvendit mblidhet sot në orën 11:00, këto janë pikat e rendit të ditës

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila është paraparë të fillojë në orën 11:00.

Kuvendi ka bërë të ditur edhe pikat që do të shqyrtohen gjatë mbledhjes së Kryesisë, përfshirë propozimin e rendit të ditës për seancën e radhës plenare.

Rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit:

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

2. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,
6. Propozim i GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit