Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka reaguar lidhur me thirrjet “vdekje për shqiptarët” e “dhoma gazi për shqiptarët”, të bëra në një palestër sportive në Maqedoninë e Veriut, në prani të Kryeministrit Mickoski dhe delegacionit qeveritar.
Krasniqi, në një postim në Facebook, i ka cilësuar këto mesazhe të rënda e të papranueshme dhe dëmtojnë bashkëjetesën në këtë shtet dhe përtej tij.
“Shqiptarët janë komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut dhe partnerë vendimtar në rrugën euroatlantike. Gjuha e urrejtjes ndaj tyre nuk është vetëm e rrezikshme, por edhe thellësisht kundër vlerave demokratike e europiane që duhet t’i bashkojnë popujt tanë”, ka shkruar ai.










