Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 të Lindon City Lionesses ndaj West Hamit.
Ajo realizoi në minutën e 68-të dhe pas golit festoi duke bërë shqiponjën, një homazh për Kosovën.
Gazetarët e pyetën menjëherë pas ndeshjes nëse festa me shqiponjë kishte karakter politik, gjë që e befasoi Asllanin.
Ajo u shpreh: “Ishte një homazh për Kosovën. Jam e befasuar që e përmendni faktin se mund të jetë e ngarkuar politikisht”.
Asllani komentoi edhe mënyrën se si arriti të shënojë: “Mendova se ajo (portierja) më pa, por kur realizova se nuk më pa, atëherë mendova ‘Thjesht duhet të vrapoj më shpejtë dhe ta marrë topin’. Ishte një ndër golat më të çuditshëm që kam shënuar”, shtoi ajo.






