Konflikti Iran-Izrael, mbi 30 avionë amerikanë “pushtojnë” qiellin e Evropës dhe Mesdheut; shihen edhe mbi territorin shqiptar

Pas zërave se SHBA mund të sulmojë Iranin, më shumë se 30 aeroplanë ushtarakë amerikanë kanë qenë aktivë mbi disa shtete të Evropës dhe në Detin Mesdhe gjatë tre ditëve të fundit.

Të dhënat janë siguruar nga Sky News, ku përfshihen aeroplanë të përdorur për zbulim, furnizim ajror me karburant dhe transportim mallrash.

Gjithashtu janë 12 avionë luftarakë F-35 kanë udhëtuan nga Mbretëria e Bashkuar drejt Mesdheut dhe janë rikthyer në destinacion.

Imazhet e bëra nga fotografi Glenn Lockett në Suffolk tregojnë tre anije ajrore amerikane që shoqërohen nga katër avionë luftarakë F-35 secila.

Konflikti Iran-Izrael, mbi 30 avionë amerikanë

Të dhënat e gjurmimit të fluturimit tregojnë se anijet cisternë udhëtuan drejt Mesdheut dhe më pas u kthyen në Mbretërinë e Bashkuar dje.

Por shumica e aeroplanëve ushtarakë amerikanë i fikin vendndodhjet dhe destinacionet e tyre përfundimtare, sipas të dhënave nga Flightradar24. Disa nga aeroplanët u zhvendosën nga SHBA-ja në Evropë, ndërsa të tjerë dukeshin se po lëviznin më afër Lindjes së Mesme.

Të paktën pesë avionë ushtarakë amerikanë zbarkuan në aeroportin e Hanias në ishullin grek të Kretës.

Konflikti Iran-Izrael, mbi 30 avionë amerikanë

Në imazhin më sipër, një Boeing KC-46A Pegasus i përdorur kryesisht për furnizim me karburant nga ajri shihet duke u gjurmuar në Mesdheun lindor.

Por duket se avionët kanë kaluar edhe në territorin shqiptar. Në mediat sociale janë parë duke fluturuar mbi qiellin tonë. Pra duket se janë po avionët amerikanë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit