Serbia dhe Shqipëria drejt hapjes së konsullatave në Shkodër dhe Bujanoc


Serbia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e konsullatave të ndërsjella në Shkodër dhe Bujanoc, një hap që sipas zyrtarëve pritet të ndikojë në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, i cili deklaroi se dakordësia është arritur gjatë një takimi me homologun e tij shqiptar, Ferit Hoxha.

Gjuriq tha se hapja e këtyre përfaqësive konsullore do të shërbejë për lehtësimin e kontakteve dhe zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike, ekonomike dhe njerëzore mes qytetarëve të dy vendeve.

“Më gëzon fakti që zhvillova bisedime të mira me ministrin e ri të Jashtëm të Shqipërisë, me të cilin arritëm marrëveshje në parim për hapjen e konsullatave në Shkodër dhe Bujanoc”, ka deklaruar Gjuriq.

Ministri serb foli edhe për rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se Beogradi vazhdon punën për zbatimin e reformave të kërkuara në kuadër të procesit të integrimit.

Sipas tij, marrëdhëniet ekonomike me vendet e BE-së dhe rajonin kanë rëndësi të veçantë për Serbinë, ndërsa anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një nga objektivat kryesore të politikës së saj të jashtme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit