Hoti jep mesazh para Kuvendit të LDK-së: Fituese do të jetë partia

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook në ditën kur mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i partisë, duke e cilësuar atë si një dëshmi të funksionimit të demokracisë së brendshme në LDK.

Hoti ka shkruar se thirrja e Kuvendit tregon se LDK-ja ka mekanizmat statutorë dhe demokratikë për të reflektuar, për t’u konsoliduar dhe për t’u bërë më e fortë.

Sipas tij, nga ky proces partia do të dalë më e fuqishme, me synimin për t’u rikthyer si forca kryesore politike në Kosovë.

“Vetëm një LDK e fortë mund t’i shërbejë Kosovës. Një LDK e dobët është në interes vetëm të kundërshtarëve politikë, që duan një skenë politike pa alternativë”, ka shkruar Hoti.

Ai ka theksuar se Kuvendi do të zhvillohet në frymë demokratike, me debat të hapur dhe respekt të ndërsjellë, duke shtuar se fituese do të jetë vetë LDK-ja.

“Vullnetit të Kuvendit do t’i nënshtrohemi të gjithë, pa përjashtim. Nga Kuvendi do të dalim të bashkuar për të ardhmen e LDK-së dhe të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Hoti në postimin e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit