Një përleshje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në Vushtrri, ku tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Gjatë konfliktit dyshohet se është përdorur edhe një sëpatë.
Të lënduarit janë Naim Sokoli, 56 vjeç, Arjet Sokoli, 24 vjeç dhe Bamir Sokoli, 17 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur më 14 gusht, rreth orës 00:10, në rrugën “Hakif Zejnullahu”, ku për motive ende të panjohura ka shpërthyer një përleshje mes disa personave.
Tre të lënduarit fillimisht janë dërguar në Emergjencën e Vushtrrisë, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së tyre, dy prej tyre janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.
Ndërkohë, personat e dyshuar për përfshirje në sulm janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia është duke punuar për identifikimin dhe lokalizimin e tyre.
Motivi i përleshjes ende nuk dihet, ndërsa rasti është nën hetim.








