Vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e 78-vjeçarit Xhafer Raqi, i cili rezulton i zhdukur që nga mëngjesi i së enjtes.
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë bërë të ditur se operacioni po zhvillohet edhe gjatë natës, ndërsa kërkimet janë shtrirë në zonën e Zllatarit. Në operacion po përdoren edhe dronë për të mbuluar një territor sa më të gjerë.
I moshuari, banor i lagjes “Bregu i Diellit”, vuan nga demenca dhe është parë për herë të fundit rreth orës 08:00 të mëngjesit të së enjtes.
Familjarët kanë bërë apel që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të njoftojë menjëherë autoritetet ose të kontaktojë në numrin +383 44 737 900.








