Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka komentuar marrëveshjen e arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin.
Kadrijaj ka thënë se sot është dashur të thirret seanca konstituive, ndërsa ka theksuar se, sipas saj, në këtë proces nuk ka transparencë.
Ajo i ka bërë thirrje deputetit Albin Kurti që të kthehet në Kuvend ose, siç ka deklaruar, të shpallen zgjedhjet e reja.
“Nëse ata dje e kanë arritur një marrëveshje, e që s’e kanë bërë të gjerë për opinionin përpos një deklarate të shkurtër, njëri prej liderëve duke qarë, e tjetri duke buzëqeshur, sot është dashur të thirret seanca, të konstituohej Kuvendi, të zgjidheshin organet e Kuvendit, të zgjidhej Qeveria, por edhe Presidenti i Kosovës.
Ne këtu po shohim se nuk ka transparencë, nuk ka llogaridhënie. Por populli nuk harron. Albin Kurti, ktheju institucioneve, ktheju Kuvendit, ose në rast tjetër, shpalli zgjedhjet për të cilat edhe ne pajtohemi”, ka deklaruar Kadrijaj.








