Islami: Vetëdijesimi dhe bashkëpunimi me institucionet, mbrojtja më e mirë ndaj spiunazhit

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka bërë thirrje për rritjen e vetëdijesimit qytetar dhe bashkëpunimin me institucionet e shtetit në përballjen me rrezikun e spiunazhit.

Në një deklaratë të tij, Islami thekson se ndarja e informacionit me institucionet përgjegjëse dhe vigjilenca e qytetarëve janë ndër mekanizmat më të rëndësishëm për mbrojtjen e sigurisë së vendit.

Sipas tij, spiunazhi nuk është një dukuri e krijuar nga strukturat e caktuara të shërbimeve sekrete jugosllave, por një veprimtari e lashtë që ka shoqëruar historinë e njerëzimit. Megjithatë, Islami vlerëson se Kosova është përballur veçanërisht me presione, shantazhe dhe veprimtari të shërbimeve të huaja gjatë dekadave të fundit.

Ai thotë se, sipas tij, shërbimet sekrete serbe kanë lënë gjurmë edhe pas përfundimit të luftës dhe pas ndërtimit të institucioneve të shtetit të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit