Hoxhaj, qeverisë Kurti: Kosova nuk ndërtohet me izolim, retorikë përçarëse apo populizëm

Ish-kryediplomati Enver Hoxhaj ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti, duke thënë se Kosova nuk mund të ecë përpara nëse pushteti e sheh veten si “pronare e gjithëpushtetshme e shtetit” dhe jo si shërbëtore të qytetarëve.


Sipas Hoxhajt, kur kritika etiketohet si armiqësi, dialogu zëvendësohet me arrogancë dhe vendimmarrja përqendrohet në një dorë, demokracia dobësohet dhe institucionet humbasin autoritetin e tyre.


Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet ta kuptojë se qytetarët nuk presin propagandë, por rezultate dhe përgjegjësi.

Hoxhaj ka theksuar nevojën për unitet, dialog dhe bashkërendim të potencialeve politike, ekonomike e shoqërore në funksion të zhvillimit të vendit.

Në reagimin e tij, Hoxhaj ka kërkuar edhe një klimë më të sigurt për biznesin, me siguri juridike, investime të huaja dhe konkurrencë të lirë e të ndershme. Ai ka paralajmëruar se klientelizmi pranë pushtetit dhe klima e “gjuetisë së shtrigave” ndaj bizneseve të konsoliduara dëmtojnë besimin e investitorëve dhe zhvillimin ekonomik.
Sipas tij, interesi shtetëror dhe kombëtar duhet të jetë mbi çdo interes partiak.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit