Hoti: Historia s’mund të rishkruhet, UÇK’ja është themeli i lirisë dhe shtetit tonë

Andin Hoti, ministër në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, ka dhënë mbështetje për Marshin për Liri, i cili do zhvillohet nesër në Prishtinë.

Hoti, ka shkruar se historia e luftës çlirimtare s’mund të rishkruhet, dhe se, për popullin e Kosovës, UÇK-ja është themeli i lirisë dhe i shtetit tonë.

“Historia e luftës çlirimtare nuk mund të rishkruhet. Nesër, më 12 shtator, marshojmë në Prishtinë për lirinë, për drejtësinë dhe për të vërtetën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për popullin e Kosovës, UÇK-ja është themeli i lirisë dhe i shtetit tonë. Verdikti i historisë për të është dhënë më 12 qershor 1999 dhe është vulosur më 17 shkurt 2008. Bashkë, në Marshin për Liri!”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit