Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka folur për situatën e krijuar në vend, duke kritikuar atë që e konsideron degradim të vlerave kombëtare dhe shoqërore.
Berisha ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si, sipas tij, po trajtohen figurat dhe vlerat që kanë luajtur rol në historinë e Kosovës.
Ai ka thënë se në rrethanat aktuale, edhe figura e komandantit legjendar Adem Jashari mund të përballej me etiketime të tilla.
“Më vjen keq ta parafrazoj në këtë formë por e kam bindjen se, po të ishte gjallë Adem Jashari, në këto rrethana dikush do ta quante edhe atë spiun”, ka deklaruar Berisha.








