Një grup besimtarësh nga Kosova është nisur sot drejt Arabisë Saudite, në kuadër të një organizimi të Bashkësisë Islame të Kosovës, për të vizituar Medinën dhe Mekën.
Sipas planit të udhëtimit, ndalesa e parë do të jetë në Medinë, ku besimtarët do të vizitojnë Xhaminë e Pejgamberit Muhamed a.s., si dhe vende të tjera me rëndësi historike për Islamin.
Pas qëndrimit në Medinë, grupi do të udhëtojë drejt Mekës, ku do të kryejë ritet e umres dhe do të qëndrojë pranë Qabes.








