Organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri, në emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditur se protestat do të vazhdojnë.
Megjithatë, ai tha se protestat nuk do të jenë të përditshme, ashtu siç ishin për tri javë rresht.
“Protestat do t’i vazhdojmë, protestat do të ndryshojnë formë, protesta nuk do të jetë e përditshme, do të jemi gardian të këtij ligji, do të tentojmë që të ndikojmë në format tona që të punohet në drejtim të duhur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe të arrijmë ta ndryshojmë tregimin që po tentohet të vuloset nga një gjykatë super speciale me ato vendimet e saja të diktuara”, tha ai.








