ORËT E VONA TË NATËS I DHANË KOSOVËS PRESIDENTEN E RE

Shkruan Ismet Haziri

Në traditën e vonesave dhe krizave politike, Kosova më në fund e kompletoi edhe institucionin e Presidentit. U arrit një kompromis politik, por në fund rëndësi ka që njerëzit t’i kthehen jetës normale, turmat ta lirojnë sheshin dhe Prishtina, edhe ashtu e ndotur, të çlirohet nga gazi lotsjellës i panevojshëm.

Tani kemi shumë punë përpara, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm. Gjithçka do të varet nga qasja politike dhe kapaciteti institucional i Kosovës për t’i avancuar proceset dhe për t’i përmbushur obligimet që e presin.

Një gjë është e qartë: jemi keq në shumë fusha. Dhe disa prej tyre nuk presin.

Kemi një ekonomi në recesion, një arsim pa vizion dhe një shëndetësi që ende mbahet te shpresa.

Tani nuk na duhen më vetëm kompromise për ta mbyllur një krizë. Na duhen institucione që funksionojnë, vendime që prodhojnë rezultate dhe një qasje që e kthen politikën nga përplasja te puna.

Kosova ka shumë punë përpara. Dhe koha për të filluar është tani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit