Zgjohet dhe nis të flasë Christa Pike, 6 ditë pas ekzekutimit të dështuar

Christa Pike, 50 vjeçarja e cila ishte dënuar me vdekje për vrasjen e kryer në moshën 18-vjeçare, gjashtë ditë pasi dështoi ekzekutimi i saj pas dy injeksioneve vdekjeprurëse, është zgjuar dhe ka filluar të flasë.

Avokatët e saj, Randy Spivey dhe Kelly Gleason, deklaruan për media se Pike ende është nën kujdes intensiv mjeksor sepse gjendja e saj vazhdon të mbetët kritike.

“Christa Pike është e vetëdijshme, flet dhe vazhdon të marrë kujdes mjekësor”, deklaruan avokatët.

Ata po ashtu thanë se pavarësisht dëmtimeve të rënda në krahë, Pike vazhdon të mbetet e prangosur dhe e lidhur në shtratin e spitalit.

“Shërimi i Pike është i paprecedentë nga këndvështrimi mjekësor, prognoza ende mbetet e paqartë por të paktën presim një rikuperim të gjatë”, thanë avokatët.

Rasti i Christa Pike ka tronditur opinionin publik në shtetin amerikan të Tenesisë dhe më gjerë, pasi autoritetet administruan dy doza pentobarbitali, por ajo mbeti gjallë.

Ekzekutimi i saj dështoi për shkak se ekipi i burgut pati vështirësi të gjentë një venë për vendosjen e linjës intravenoze.

Avokati Spivey i cili ishte i pranishëm gjatë procesit, tha se kishte numëruar të paktën shtatë gjilpëra të përdorura vetëm në krahun e majtë të Pike. Ata deklaruan poashtu se Pike ishte përpjekur t’iu ndihmonte vetë ekipit të ekzekutimit duke iu treguar se ku mund ta gjenin venën.

Avokatët e Pike e cilësuan proceduren si ‘joefikase, mizore dhe torturuese’ dhe kërkuan që të mos tentohet me një ekzekutim të dytë.

Komisioneri i Departamentit të Korrigjimeve të Tennessee, Frank Strada, ka dhënë dorëheqjen pas incidentit. Raportohet se ai kishte mbikëqyrur pesë ekzekutime të cilat, sipas raportimeve, patën probleme serioze.

Deri më tani, autoritetet e Tennessee nuk kanë bërë të ditur nëse do të tentojnë ta ekzekutojnë sërish Christa Pike.

Avokatët e saj i kanë kërkuar guvernatorit Bill Lee që t’ia zëvendësojë dënimin me vdekje me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit