Haziri kërkon që Qeveria ta procedojë projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Mijëra qytetarë të Kosovës i janë përgjigjur për të 14-ën natë me radhë thirrjes për protestë ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara për dënimin me gjithsej 81 vjet burgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çlirim Haziri, organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, e cila për të dytën javë po vijon në Prishtinë, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt ta procedojë në Kuvendin e Republikës projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Haziri u ka bërë thirrje edhe deputetëve që ta votojnë projektligjin pa vonesa.


“Ne nuk po dalim sonte të bërtasim e të themi se e keni bllokuar e që nuk po doni ta votoni. Kjo mbetet të shihet. Ne po presim. Nuk pohojmë verdikt. Por, po ua themi drejt në sy. Kryeministër, në atë tavolinë ti nuk e ke një thjeshtë projekligj, nuk është udhëzim administrative, nuk është rregullore e zakonshme: atë që ke mbi tavolinë është dinjiteti i këtij shteti, është gjaku, është sakrifica jonë”, ka deklaruar Haziri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit