Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin qendror të Prishtinës, për të 14-tën herë, për të protestuar kundër vendimit të padrejtë të Hagës.
Protestave ka net që po iu bashkohet edhe djali i Salih Mustafës, i cili është dënuar po ashtu padrejtësisht.
Pikërisht djali i Calit sonte solli në mesin e protestuesve mesazhin e babait të tij.
Cali po i përcjell protestat nga Haga dhe sonte pati disa fjalë për pjesëmarrësit.
“Ne dje ishim luftëtarë të UÇK-së për liri, bashkim e demokraci. E ju sot jeni engjëjt mbrojtës të historisë së UÇK-së, lirisë dhe demokracisë. Ju u shndërruat në luftëtarë të drejtësisë. Me respekt dhe dashuri për ju, ju përshëndes. Cali” thuhet në mesazhin e tij.
E gjithë turma nisi brohoritjet për të.








