“S’ju bën nder as juve, as Britanisë…”- djali i Jakup Krasniqit i reagon ambasadorit britanik

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe njërit prej ish-krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, lidhur me deklaratën e tij se ish-udhëheqësit e UÇK-së janë dënuar për përgjegjësi individuale.

Në një koment në postimin e ambasadorit, Krasniqi ka kërkuar që faktet të verifikohen më me kujdes para se të bëhen deklarata publike të kësaj natyre.

Ai ka kundërshtuar interpretimin se aktgjykimi i Gjykatës Speciale lidhet vetëm me veprime individuale, duke ngritur pyetjen se si mund të flitet për përgjegjësi të tillë kur, sipas tij, të akuzuarit janë dënuar në lidhje me rolet e tyre si udhëheqës politikë të UÇK-së.

Krasniqi ka përmendur gjithashtu rolin e Britanisë së Madhe në luftën e Kosovës dhe mbështetjen e saj ndaj UÇK-së, duke theksuar se objektivi i kësaj të fundit ishte pavarësia e Kosovës.

“Do të vlerësohej shumë nëse faktet do të verifikoheshin me më shumë kujdes para se të bëheshin deklarata të tilla publike”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka argumentuar se përmbledhja e aktgjykimit, sipas tij, nuk e mbështet pretendimin për përgjegjësi vetëm për veprime individuale.

“Si mund të flitet për përgjegjësi individuale kur, siç tregon përmbledhja e vendimit, të akuzuarit nuk u gjetën përgjegjës për veprime individuale siç pretendohej, por u dënuan për shkak të roleve të tyre si udhëheqës politikë të organizatës ushtarake e cila, në bashkëpunim me vendin tuaj, ndihmoi në çlirimin e Kosovës?”, ka deklaruar ai.

Në fund, Krasniqi i ka bërë sërish thirrje ambasadorit britanik që t’i verifikojë faktet, ndërsa ka shprehur mirënjohje për Britaninë e Madhe për mbështetjen që, sipas tij, i ka dhënë Kosovës.

“Deklaratat e kësaj natyre nuk i bëjnë nder as jush dhe as vendit që përfaqësoni, të cilit populli i Kosovës i mbetet thellësisht mirënjohës për mbështetjen e dhënë”, ka shkruar Krasniqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit