Haradinaj “shpotit” edhe PDK’në për kthimin e mundshëm të Ligjit për Specialen: Lojë e ndytë

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, është deklaruar lidhur me kthimin e mundshëm të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës pasi s’u dekretua nga presidentja Justina Shiroka Pula.

Haradinaj deklaroi para seancës plenare se është turp për këdo që është i përfshirë në, siç tha ai, këtë lojë të ndyrë, shkruan Insajderi.

“Është një sinkronizim me e lëshu Kosovën më poshtë sesa që është. Mungesa e komunikimit strategjik të Kosovës, mungesa e marrëdhënieve strategjike, mungesa e dialogut strategjik, mungesa e përparimit në proces për anëtarësim në Këshill të Evropës, BE por edhe në NATO, të gjitha këto janë rrezik për Kosovën. Por, edhe loja me ligjin (për Dhomat e Specializuara). Pra është një ofendim kthimi mbrapa, nuk e kuptoj këtë pse duhet me na ndodhë kjo? Pas gjithë atyre përpjekjeve, përplasje, vërtetë është një ofendim i radhës kthimi i ligjit prapa. Nuk e kuptoj se duhet me i ndodhë Kosovës, vendit, pse s’duhet me kalu në tema të tjera, pse duhet me vazhdu kjo tallje me ne, me parlamentin e me qytetarët”, deklaroi ai.

“Ligji është i Kosovës, e ka votu mbi 2/3-at e deputetëve të Kuvendit. Mendoj që kjo është një lojë e ndytë, nga kushdo që e bën këtë lojë. Është turp për ata që janë përfshirë në këtë lojë, kushdo qofshin. Proceset rreth Apelit vazhdojnë me shpejtësinë e vetë, ne vazhdojmë talljen tonë e ofendimin tonë, jo veç me çlirimtarët por edhe me vlerat e luftës, tani edhe me Parlamentin”, tha Haradinaj.

Në media është raportuar mundësia e kthimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara nga presidentja në Kuvend, nën pretendimet se janë disa shkelje të evidentuara në të.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit