Peci: Kosova e ka përjetu çka do të thotë me më pasë mua ministër në Bujqësi

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka thënë se ndaj tij është zhvilluar një fushatë linçuese, pasi deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, përmendi emrin e tij në sesancën plenare të së enjtes.


Peci ka reaguar me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke i kërkuar deputetes Haxhiu t’i pyes fermerët në Gjakovë dhe Deçan se çfarë mendimi kanë për të e çfare për ish-ministrin Nenad Rikallo, i cili mbante pozitën e udhëheqësit të dikasterit të bujqësisë në kohën e Qeverisë Haradinaj.

“Kosova e ka përjetu deri në palcë edhe uzurpimin dhe zhvatjen për 18 vite në Ulpianë, qysh edhe vazhdon sot e kësaj dite, njëjtë siç e ka përjetu edhe qeverisjen e Ramushit në kryeministri dhe Nenad Rikallos në Bujqësi. Hija jem po ju ndjek ende në Kuvend! Tung e bafshit zhvatësa”, thotë Peci.


Ish-ministri më tej i thur lavdata vetes dhe kryeministrit Albin Kurti.

“Kosova e ka përjetu çka do të thotë ta kesh Albin Kurtin kryeminsitër në veri e Faton Pecin minstër në Bujqësi”, thotë ndër të tjera ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit