Totaj mohon lidhjen mes dorëheqjes së Hamzës dhe Gjykatës Speciale

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka deklaruar se nuk do të kandidojë për kryetar të kësaj partie, pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga kjo pozitë.

I pyetur nëse do të jetë kandidat për ta udhëhequr PDK-në, Totaj u përgjigj shkurtimisht: “Jo”. Ai tha se kryetari i ri do të përcaktohet përmes garës së brendshme, ku kandidatët që kanë ambicie për ta udhëhequr partinë do të paraqesin programet e tyre, ndërsa vendimi do të merret bashkërisht.


“Po gara e cila do të mbahet e përcakton. Kemi pasur një garë, zgjedhjet e brendshme, ata që kanë ambicie konkurrojnë, paraqesin programin edhe e vendosim bashkërisht kush do të jetë ai ose ajo. Bedri Hamza e ka paraqit dje tërheqjen edhe ka dalë përpara meje edhe e ka shpjeguar, e ka argumentuar. Unë personalisht i falënderona për punën që e ka bërë, për një maturi që e ka sjellë, për një gjuhë të kujdesshme edhe mendoj që kjo është një tregues i demokracisë se nuk jemi bllokuar veç me një kryetar, po vazhdojnë zhvillimet”, tha Totaj.

Totaj ka mohuar se dorëheqja e Hamzës nga udhëheqja e partisë ka të bëjë me Projektligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.


“Absolutisht jo. Nuk ka të bëjë me atë, janë arsye të tjera të cilat vetë zoti Hamza i ka paraqit edhe është një proces i ndryshimeve e lëvizjeve sepse demokracia kështu është”, shtoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit