Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së, në zgjedhjet e brendshme që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.
I pyetur për deklaratën e Arben Gashit, i cili tha se Rama fillimisht duhet të dëshmohet në Prishtinë para se të synojë suksese të tjera, Rama u përgjigj se tashmë e ka dëshmuar veten, pasi është rizgjedhur kryetar i kryeqytetit dhe ka bërë që LDK-ja të dalë e para në Prishtinë.
Ai gjithashtu deklaroi se kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të bënte mirë të jepte dorëheqje.
“Po, e keni dëgjuar edhe më herët. Unë do të jem kandidat për kryetar të LDK-së. Mirë e ka, jam dëshmuar në Prishtinë, jam rizgjedhur kryetar dhe e kam sjellë LDK-në të parën në Prishtinë. Lumir Abdixhiku do të bënte mirë të jepte dorëheqje”, tha Rama.








