“Hallakama” në Kuvend, Hoti: Deputetët e VV-së po e shkelin betimin me bllokim, disa me mosveprim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar që çështja e konstituimit të Kuvendit të dërgohet urgjentisht në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim që të gjendet një zgjidhje për bllokadën institucionale.

Hoti ka thënë se e di që një veprim i tillë mund të jetë në interesin e Lëvizjes Vetëvendosje, por ka theksuar se ruajtja e kushtetutshmërisë duhet të jetë mbi çdo interes elektoral.

Sipas tij, pamundësimi i konstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve përbën shkelje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka kritikuar edhe deputetët që, sipas tij, po e pamundësojnë qëllimisht konstituimin e Kuvendit, duke thënë se një situatë e tillë nuk duhet të kalojë në heshtje.

“Moskonstituimi i Kuvendit, i qëllimshëm dhe i motivuar nga interesa elektorale, nuk mund të kalojë në heshtje”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka thënë se disa deputetë po e shkelin betimin e dhënë më 6 gusht 2026 për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, ndërsa të tjerë, sipas tij, po e shkelin atë përmes mosveprimit, duke mos e adresuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Postimi i plotë:

Ruajtja e kushtetutshmërisë për mua është mbi çdo interes elektoral.


Duke pamundësuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh nga dita e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, partia që ka dalë e para në zgjedhje e ka shkelur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Çdo veprim pas kalimit të këtij afatit bie në kundërshtim me atë aktgjykim.

Moskonstituimi i Kuvendit, i qëllimshëm dhe i motivuar nga interesa elektorale, nuk mund të kalojë në heshtje.

Disa deputetë, duke pamundësuar qëllimshëm konstituimin e Kuvendit, janë duke e shkelur betimin e dhënë më 6 gusht 2026 për mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Ndërkaq, disa po e shkelim betimin me mosveprim, duke mos e adresuar këtë shkelje në Gjykatën Kushtetuese.

Dërgimi i kësaj shkelje në Gjykatën Kushtetuese mund të jetë në interesin e partisë së parë, pasi i mundëson asaj që, duke e prolonguar konstituimin e Kuvendit, të çojë vendin në zgjedhje në një datë të përshtatshme për të.

Por ruajtja e kushtetutshmërisë është para çdo interesi elektoral. Çështja duhet dërguar urgjentisht në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata duhet t’i japë zgjidhje situatës kur partia që del e para në zgjedhje nuk e shfrytëzon të drejtën e saj për të propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit.

Kujtojmë se Republika e Kosovës është me një u.d. të detyrës së Presidentit me mandat të kontestuar pas datës 6 gusht 2026. Kur 120 deputetë e kanë dhënë betimin, ish Kryetares së Kuvendit i ka mbaruar mandati në krye të Kuvendit, i cili mandat i ka mundësuar ushtrimin e detyrës së Presidentit.

Republika e Kosovës është gjithashtu me Kryeministër dhe ministra në detyrë, të cilët nga data 6 gusht 2026 kur e kanë dhënë betimin si deputetë, janë duke e ushtruar detyrën në mënyrë të kundërligjshme. Për këtë çështje ka një aktgjykim të Gjykatës Supreme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit