Guri: PSD paguhet nga Vetëvendosje, iu pengon rritja e LDK-së

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri e ka akuzuar Partinë Socialdemokrate për pagesë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas një aksioni të PSD-së para selisë së LDK-së të hënën, Guri tha se PSD-së dhe Vetëvendosjes iu pengon rritja e LDK-së.


“Ata në vend që të merren me të keqen e këtij vendi, me pushtetin, ata i ka paguar pikërisht pushteti që të merren me LDK-në për shkak se Vetëvendosjes është duke i penguar rritja e LDK-së”, tha ai.

“PSD është shndërruar në vegël të Albin Kurtit”, vazhdoi Guri. “Çdo ditë ne jemi duke u përballur me propgandë nga këta proxy të Lëvizjes Vetëvendosje, për arsye se shefit të tyre po i pengon LDK-ja”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit