​Moti për vikend, do të ketë vranësira dhe reshje shiu e bore

Gjatë dy ditëve të fundit kësaj jave mbi vendin tonë do të mbretërojë mot me vranësira dhe reshje shiu e bore.

Të shtunën do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të variojnë nga 0 deri 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 3 deri 5 gradë Celsius.


Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 metra për sekondë.

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje bore do të mbretërojë edhe gjatë ditës së diel.

Temperaturat minimale do të sillen nga minus 5 deri në minus 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 1 deri 3 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 metra për sekondë, raporton KosovaPress.

Kosova pritet të përjetojë një episod të theksuar të ftohjes atmosferike kryesisht javën e ardhshme kur dhe zyrtarisht hyjmë në stinën e dimrit meteorologjik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit