​Aleanca bën homazhe në prag të 28 Nëntorit: Prekazi i jep kësaj date një kuptim edhe më të thellë

Aleanca ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në prag të 28 Nëntorit, për të nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Aleanca ka vlerësuar se Prekazi i jep kësaj date një kuptim edhe më të thellë, duke e cilësuar sakrificën e familjes Jashari, të udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari, si një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë së re të Kosovës.


Në mesazhin e saj, Aleanca ka theksuar se kujtesa historike nuk duhet të mbetet vetëm nderim për të kaluarën, por edhe obligim për ndërtimin e institucioneve të forta, ruajtjen e unitetit dhe punën për një Kosovë ku liria, drejtësia dhe dinjiteti i qytetarëve janë vlera të pacenueshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit