Grupi i kokainës: Kush është furnizuesi i “Dajës” dhe ish-ministrit Haraqija, që i shpëtoi arrestimit

Mërgim Stanovci përshkruhet në dosjen e Prokurorisë si njëri prej furnizuesve të grupit të dyshuar yyykriminal për trafikim të kokainës, të goditur të shtunën në një aksion të Policisë së Kosovës.

Stanovci është në arrati, pasi policia nuk ka arritur ta arrestojë gjatë operacionit të koduar “Heshtja”. Ai i ka shpëtuar aksionit policor të së shtunës.

Paparaci ka siguruar një video në të cilën Mërgim Stanovci shihet në shoqëri të Jeton Stanovcit, të njohur me nofkën “Daja”, dhe Brilant Bahtirit, të cilësuar si baron i drogës, i cili ndodhet në arrati që nga qershori i vitit të kaluar.

Videoja tregon të tre të dyshuarit për trafik të drogës në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe dhjetëra të tjerëve në një ndejë private, në të cilën ata argëtohen me muzikë live të kënduar nga këngëtari i muzikës turbo-folk, Labinot Rexha. Nuk dihet periudha e saktë e regjistrimit të kësaj videoje.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Mërgim Stanovci takohej me Jeton Stanovcin, “Dajën” dhe ish-ministrin Astrit Haraqija në banesën e këtij të fundit, në Prishtinë

Aty, sipas përshkrimit të Prokurorisë, zhvillohej pazari për furnizimin e grupit me kokainë.

Në dosje, Mërgim Stanovci dhe një person tjetër me emrin Astrit përshkruhen si furnizuesit e grupit.

“Nga zbatimi i masave të veçanta ku shihet se i pandehuri Jeton Stanovci duke dal nga objekti banesor në rrugën ‘Korabi’, Hyra A, në të njëjtin objekt ku banon edhe Astrit Haraqija e në të cilin objekt Jetoni, Mërgimi dhe Astriti takoheshin duke përgatitur substancën narkotike të cilën e sillte Mërgimi, dhe aty e ndanin në sasi të vogla, më pas të njëjtën ia jepnin Gëzim Fekës për shitje dhe shpërndarje”, përshkruan Prokuroria në dosjen e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit.

P0licia arrestoi gjashtë të dyshuar për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal dhe trafik të drogës të shtunën. Njëri prej të dyshuarve u lirua në procedurë të rregullt, njoftoi policia të dielën.

Korab Bokshi, avokat i ish-ministrit Haraqija, tha të dielën në një prononcim për Kallxo.com se klienti i tij “nuk ka të bëjë fare me këtë vepër penale” për të cilën dyshohet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit