Gruda: Pavarësisht dallimeve politike, Haradinaj është hero i gjallë i Kosovës

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka komentuar deklaratën e një mërgimtari në Kuvendin e Kosovës, i cili më 12 gusht bëri thirrje për pushkatimin e deputetit Ramush Haradinaj dhe më pas u arrestua nga Policia e Kosovës.


Gruda tha se, pavarësisht dallimeve politike me Haradinajn, statusi i tij si figurë e luftës së Kosovës nuk duhet të vihet në diskutim.

“Besoj në Kosovë mund të kemi dallime politike plot, mund të kemi lloj-lloj vlersimesh politike me Ramush Haradinaj, por që Ramush Haradinaj është një hero i gjallë i Kosovës, ajo nuk diskutohet. Edhe ti më dëgjuar, njeriun që thotë ato fjalë është trishtuese, po ajo ta dini, ajo është ushqyer, ajo lloj propagande me vite dhe vazhdon të ushqehet prej pushtetit, sigurisht ajo manifestohet tani në forma të tilla”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit