Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini tha se nuk e takon Kurtin pasi “takimet i shërbejnë vetëm si hapësirë për manipulime dhe interpretime të rreme pas përfundimit të tyre”
Gjini ka kërkuar që çdo lloj diskutimi politik të bëhet ekskluzivisht në mënyrë transparente dhe me praninë e plotë të kamerave.
Gjini, duke bërë shaka me insistimin e mundshëm për takime, shtoi se nëse Kurti kërkon edhe një herë takim me të, do ta dërgojë nënkryetaren e partisë, Time Kadrijaj, së bashku me një dhuratë simbolike.
“Nëse kërkon edhe një herë takim me mu, ka me i thanë e delegoj Time Kadrijajn, është nënkryetare e Aleancës, edhe ja jap edhe një tabellë ve,” tha Gjini.








