spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Gjini pas deklaratës së Limajt: Sot ka pasur takim AAK-Nisma, s’duket që ka ndryshim thelbësor të pozicionit

Nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka thënë se zyrtarë të kësaj partie janë takuar sot me zyrtarë të Nismës Socialdemokrate, ku sipas tij, u është thënë se nuk ka ndryshim pozicioni.

Kjo deklaratë e tij vjen pas fjalëve të Fatmir Limajt së Nismës, i cili nuk përjashtoi një koalicion me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

Gjini ka deklaruar se deklarata të tillë shkaktojnë konfuzion, mirëpo sipas tij, nuk kanë ndryshuar pozicion dhe janë ende bashkë.

“Sot zyrtarë të AAK-së kanë pasë takime me zyrtarë të Nismës, sipas të gjithave gjasave, nuk ka ndryshim thelbësor të pozicionit, mirëpo ato që kanë dalë ne më media…jo unë, por zyrtarë, për të qartësuar pozicionet. Sipas asaj që më është interpretu mu, nuk ka ndryshim pozicioni, do të jemi bashkë, mirëpo deklarata të tilla shkaktojnë konfuzion”, u shpreh ai.

Ndryshe, Limaj të enjten tha:

Kush t’më fton në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit