Aleanca po përgatitet për një fazë të re të mobilizimit politik dhe fuqizimit të strukturave të saj në të gjitha nivelet organizative.
Sipas njoftimit për media, të shtunën, në orën 16:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, Aleanca do të mbajë një takim të gjerë me strukturat e saj.
Gjatë këtij takimi, kryetari i partisë, Ardian Gjini, do të shpalosë platformën politike dhe strategjinë e ardhshme për zhvillimin e Kosovës.
“Takimi pritet të shërbejë si pikënisje për intensifikimin e aktivitetit politik, koordinimin e strukturave dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm të Aleancës në raport me zhvillimet politike në vend”, thuhet në njoftim.








