Gjilan: Viktimat babë e bir, ky është i dyshuari për vrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën dhe dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në një kafe.

Viktimat janë babë e birë ndërsa i dyshuari për vrasjen e tyre është Mefail Shkodra, i cili ndodhet në arrati.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se konflikt dyshohet se ka ardhur si pasojë e fajdes.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhëndës polici për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ku njoftoj se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.

“Ju njoiftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “ .

Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personav ,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimt për rastin është personi mashkull shteras i Kosovës i njohur për polocinë I cili për momentin është në arrati .

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.

Policia e Kosovës Njësitet e hetivev rajonale në bashkpunim me prokurorin e shtetit po i hetojn rrethanat e këti rasti të rëndë”, ka thënë Hashani.

Shkodra është emër i njohur për policinë, ku para një viti është arrestuar për fajde.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit