Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, nëse nuk i ke votat t’i japim ne

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka numrat për kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë, por nuk po e bën këtë. Por ai tha se nëse VV nuk ia ka, atëherë LDK ia jep ato.

“Albin Kurti thotë se i ka 62 vota për konstituimin e Kuvendit. Po ashtu thotë se i ka 62 vota edhe për formimin e Qeverisë. Atëherë pyetja është e pashmangshme: Nëse i ke votat, pse nuk e konstituon Kuvendin”, ka shkruar ai.

Gashi tha se VV po e përdor formulën blloko dhe fito kohë, që të vonojë formimin e institucioneve.

“Problemi është zgjedhja politike. Kjo bëhet edhe më shqetësuese kur, përballë një çështjeje të trajtuar nga Gjykata Kushtetuese së paku pesë herë, dëgjojmë përsëri: “Kush ka vërejtje, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.” Atëherë pyetja është: Po kërkohet drejtësi kushtetuese apo po kërkohet kohë”, tha ai.

Sepse një rast i ri nuk e funksionalizon Kuvendin.

Kështu ai tha se Kurti dëshiron të kërkojë një mandat më të madh për të qeverisur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit