Ish-deputeti Gani Geci ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të Dejona Mihalit, duke theksuar se Kushtetuta e Kosovës është hartuar nga amerikanët dhe nuk mund të shndërrohet në “kushtetutë të beretave të kuqe”.
Në reagimin e tij, Geci ka ironizuar disa persona që, sipas tij, nuk kanë njohuri bazike juridike, por po mundohen të interpretojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ai ka theksuar se procedurat ligjore janë të pandryshueshme pasi kanë nisur, dhe ka paralajmëruar se Albin Kurti mund të përballet me pasoja nga ligjet që vetë i ka votuar.
Duke përmendur rastin e humbjes së 25 hektarëve tokë pranë Manastirit të Deçanit për shkak të mosrespektimit të procedurave, Geci ka akuzuar “beretat e kuqe” për mosrespektim të ligjeve që vet i kanë miratuar.
Ai ka shtuar se kallëzimet penale të LDK-së kanë bazë të fortë juridike dhe se e njëjta gjë mund t’i ndodhë Kurtit, siç i ndodhi Hashim Thaçit me ligjin për Gjykatën Speciale.









