Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci përmes një deklarimi në llogarinë e tij në facebook ka kritikuar gjashtë deputetët e LDK-së të cilët dolën kundër zgjedhjes së Bekim Sejdiut kandidat për president.
Geci këta gjastë deputetë i ka quajtur “argatë” të PDK-së, sepse sipas tij presidentja e tanishme është tipik presidentja që i “konvenonte” Lëvizjes Vetëvendosje.
“Nuk e deshët një president të LDK-së, Bekim Sejdiun, i cili e ka krejt familjen në LDK. E tash silluni kah dardha e Ahmatit dhe mullari i Albinit, se e keni fitu të trashën e Syrlës, ti bashkë me Kujtim Shalën, këtë Hykmeten dhe këtë Janinën, e sojmenet e PDK-së. Falë politikës suaj, prej vitit 2019, e keni pru LDK-në në 12%” ka shkruar Geci.
Postimi i Gecit 👇:
Gjynahi i Zotit, ani ky Avdullahi i Rahovecit, kur po flet për fotografinë e Presidentit Rugova, po mendon se hala ka me u bërë kryeministër e Hashim Polari president!
Jo, vlla DuLl, e keni hup hapun, edhe ti, edhe ata gjashtë deputetët argatë të SHIK-ut, që i dëgjuat punëtorët e Stanishiqit dhe të PDK-së, edhe ia dhatë LVV-së dhe PDK-së një presidente palak, që mezi shkon në punë, bash qysh i konvenonte LVV-së.
Çka keni tash?
Nuk e deshët një president të LDK-së, Bekim Sejdiun, i cili e ka krejt familjen në LDK.
E tash silluni kah dardha e Ahmatit dhe mullari i Albinit, se e keni fitu të trashën e Syrlës, ti bashkë me Kujtim Shalën, këtë Hykmeten dhe këtë Janinën, e sojmenet e PDK-së. Falë politikës suaj, prej vitit 2019, e keni pru LDK-në në 12%.
Tuj e ngu PDK-në, e keni ndihmuar shumë LDK-në, e keni shpëtuar, ia keni… Nënën, veç edhe me çu amanetin e LPK-së në vend ju ka mbetë, me e shu krejt.









