Abdullahu: Presidente, vendose flamurin e UÇK’së në zyrën tënde!

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka reaguar pas riorganizimit më të ri të zyrës së Presidentes.

Abdullahu ka bërë thirrje që të vendoset flamuri i UÇK’së në hapësirat e Presidencës.

“Si dikush që përcjell lëvizje të tilla, që nuk janë veç simbolike, në hapësira të rëndësishme të shtetit tonë, mendoj se do të ishte e drejtë, e qëlluar dhe kuptimplotë nëse në rezidencën e Presidencës do ta vendosnit edhe flamurin (logon) e UÇK-së. Ja, kështu siç po jua propozoj, kështu si në foton që e bëra me ndihmën e ChatGPT-së. Me këtë akt, që në të parë duket vetëm simbolik, ju do të përçonit një ide të strukturuar në konceptin e mirënjohjes shtetërore për diçka që është në themelet e shtetit tonë: për UÇK-në”, shkroi ai.

“Në kohën kur shumica e qytetarëve të ndërgjegjshëm për të kaluarën tonë janë në ethe, duke pritur dhe të revoltuar me dënimet e para në Hagë, një flamur i UÇK-së në zyrën tuaj do të ishte një zë ngushëllues, por edhe shpresëdhënës, një veprim sa i mençur, aq edhe i guximshëm. Bëje këtë, Presidente!”, tha ai tutje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit