Flamuri kuq e zi valëvitet në Amerikë, Bebe Rexha ndan me krenari pamje nga New York-u

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila jeton dhe vepron në SHBA, ka ndarë sot me ndjekësit e saj disa pamje mbresëlënëse nga Staten Island, New York.

Teksa po bënte një xhiro me makinë, këngëtarja ka filmuar një rrugë të tërë të stolisur me një mori flamujsh kuq e zi me shqiponjën dykrenare, të cilët valviteshin krah flamujve amerikanë.

Këto pamje vijnë në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, që këtë vit feston 113 vjet, një kohë kur ndjenja e krenarisë dhe atdhedashurisë ndihet më fort se kurrë mes shqiptarëve kudo në botë.

Kjo gjë nuk përjashtohet as nga shqiptarët e New York-ut të cilët e presin këtë ditë me parakalime të mëdha, me flamuj kuq e zi në duar.

Bebe Rexha, e cila asnjëherë nuk ka hezituar të flasë për rrënjët e saj shqiptare, duket se edhe këtë herë ka dashur të ndajë me publikun krenarinë që ndjen për origjinën e saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit