Fatmir Limaj: Ferizaji u rreshtua fuqishëm për Kosovën fituese 137

Kryetari i Nisma Social Demokrate, Fatmir Limaj, ka njoftuar ka vizituar Ferizajin.

Përmes një postimi në Facebook Limaj tha se edhe Ferizaj u rreshtua fuqishëm për Kosovën fituese.

“Ferizaj rreshtohet fuqishëm për Kosovën fituese137. Me besim në Zot dhe në shërbim të atdheut, askush nuk mund të na ndalë. Ka ardhur koha që eksperimentet të marrin fund në Kosovë”, u shpreh Limaj.

Më tutje ai tha se ky kolacion ka vepra të mëdha.

“Ky koalicion ka vepra të mëdha, jemi bërë bashkë për t’i vazhduar projektet e mëdha dhe për ta larguar njëherë e përgjithmonë sharjen dhe shpifjen, dhe të rikthejmë zhvillimin në Kosovën tonë. Ferizaj, i Ekonomisë, Kulturës dhe Sportit, me koalicionin për Kosovën fituese, do t’i kthehet investimit dhe fuqizimit, sikur që do bëjmë ne gjithë Kosovën”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit