Eskalon G Bani me fjalë fyese pasi iu anulua koncerti në Drenas dhe u padit

Këngëtari G Bani ka eskaluar përmes një videoje pasi i është anuluar koncerti në Drenas dhe i është ngritur një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë nga festivali tradicional “Muaji i Mërgatës”, me akuzën për nxitje të përçarjes kombëtare dhe gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Nuk e kisha besu që ka kaq shumë racizëm nga shqiptarët e Kosovës, po ta dija këtë nuk më kishte hangër kri në 1999 me bërtit nëpër Greqi e nëpër çdo ku më është dhënë rasti, jo Kosova jo Kosova, nuk e kam bë për disa bo* q** të Kosovës që mezi presin të flasin për shqiptarët e Shqipërisë, por e kam bë për dashurinë që më ka mësuar babai im për Kosovën,” u shpreh G Bani në video.

Ai i quajti “maskarenj” ata që komentuan se G Bani ka nevojë të bëjë koncert në Kosovë, shkruan Insajderi.

“Iu kanë shk* r**t, iu kanë shtyp e tash doni me shtyp tjerët,” shtoi më tej këngëtari.

Për më shumë detaje, ndiqni videon në vijim:

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit