Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar me një mesazh prekës pas vdekjes në moshën 40-vjeçare të këngëtarit Shpat Kasapi.
Ajo ka ndarë dhimbjen e saj përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e përshkruar Shpatin si një njeri të buzëqeshur, të thjeshtë dhe plot dritë.
“Sa shumë dhemb ky lajm… I buzëqeshur, i thjeshtë, plot dritë. Artistët nuk vdesin kurrë… U prehsh në paqe, Shpat. Zoti i dhëntë forcë familjes”, ka shkruar Gjata.

Vdekja e papritur e Shpat Kasapit ka tronditur opinionin publik, ndërsa figura të shumta nga estrada shqiptare po shprehin ngushëllime dhe homazhe për të ndjerin.










