Këngëtarja shqiptare Egli Tako, e cila është ndër emrat më të përfolur aktualisht në skenën muzikore dhe rrjetet sociale, ka tërhequr vëmendjen me një postim të fundit mjaft provokues.
Përveç angazhimeve në mbrëmje muzikore, Egli është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku ndan momente nga përditshmëria dhe dukjet e saj glamuroze.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi nga vetura, ku shfaqet me një veshje tejet provokuese. Çka e ka bërë postimin edhe më të komentuar, është mbishkrimi i këngëtares, përmes së cilit zbulon se nuk ka veshur fare të brendshme.
Fotografia e publikuar ka marrë me qindra pëlqime dhe komente, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit e saj.









