E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 34-vjeçar në një lumë në Dërmjak të Hanit të Elezit, trupi dërgohet për autopsi

Një 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një lumë në vendin e quajtur “Skollovc”, në fshatin Dërmjak të Hanit të Elezit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur sot, ndërsa pas raportimit në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësitë e Hetimeve Rajonale dhe Forenzikës, si dhe ekipet emergjente, të cilat kanë nxjerrë trupin nga uji.

Sipas Policisë, mjeku kujdestar i QKMF-së në Han të Elezit ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Nga ekzaminimet fillestare nuk janë vërejtur shenja të dukshme të lëndimeve.


Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për autopsi dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Rasti është hapur si “Hetim mbi vdekjen” dhe po hetohet nga njësitet kompetente policore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit