E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që vdiq tragjikisht në Mitrovicë

Arlind Rudhani është 18-vjeçari që u dërgua pa shenja jete mbrëmjen e së dielës në Spitalin e Mitrovicës. Ai u transportua nga Kçiqi për në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.

Familjarët e të ndjerit kanë shkruar për vdekjen dhe humbjen e madhe që kanë pësuar, megjithatë nuk është bërë e ditur dita dhe koha e varrimit.

Rastin e rëndë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.

“Është raportuar se një person mashkull, rreth 18-vjeçar, është sjellë pa shenja jete në Spital. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si ‘Hetim mbi vdekjen’”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit