Dita e parë e shkollës publike për arsimin parauniversitar nisi për shumë nxënës. Ndërkohë që vëmendja e mediave përqendrohej në shkollat e qyteteve të mëdha, princ Leka dhe Arbana Osmani kanë kujtuar ‘rrënjët e tyre’.
Në një video të shpërndarë nga princ Leka shihet ai me partneren e re, Blerta Celibashi dhe Arbana Osmani teksa i urojnë vitin e ri shkollor nxënësve të fshatit Zenisht. Madje princ Leka është kujdesur që fëmijët tek kjo shkollë të kenë edhe materialet e nevojshme për një mësim normal:
“Kur nuk i kupton shumë mirë mësimet, për të mos u dorëzuar, për t’i lexuar edhe një herë, të bën që të jesh në jetë, pastaj, më vonë i suksesshëm, i arrirë dhe t’ia dalësh kudo ku të jesh. Njësoj: si në Burrel edhe në Nju Jork. Ju uroj suksese! Jam shumë e lumtur që, bashkë me princin Leka kemi ardhur sot për t’ju uruar nisjen e vitit të ri shkollor dhe për t’ju dhënë një kontribut të vogël që princi Leka, bashkë me Blertën kanë menduar që do t’ju shërbejë, do t’ju ndihmojë, në mënyrë që të mos keni asnjë kokëçarje në lidhje me mjetet mësimore. Por, të keni mendjen për të mësuar”, përfundoi Arbana.
Ndërsa princi, në fjalën e tij nuk la pa përmendur se ajo zonë ‘ka nxjerrë’ njerëz shumë të dëgjuar: “Zona jonë ka krijuar gazetarë, biznesmenë, politikanë, por edhe mbret! Ndaj mos harroni krenarinë tuaj!”
Video shoqërohej edhe me postimin:
“Nga shkolla Zenisht e Matit, si dy matjanë me zemër plot dashuri për atdheun, urojmë që çdo fëmijë të ketë një vit të mbarë shkollor!”









